UBT

Dora një tryezë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Shuplaka e dorës sime, është një tryezë, e shtruar me shumë të mira, sheqerka karamele çamçakëzë, afrohu

Dora një tryezë

Shuplaka e dorës sime
është një tryezë
e shtruar me shumë të mira
sheqerka karamele çamçakëzë
afrohu
zgjate dorën tënde
merr ç`të duash
ka mjaft për mua e për ty
ka edhe për shoqën
që po vjen drejt nesh
na afrohet e qeshur

GJETHA QË LËKUNDEJ

Gjethja që lëkundej nga era
Ngjante në lazdrimet e saja
Ishte ajo që më thërriste
Aguliçja që donte të çilte
Mjaftuar më shtrëngata
E shkulme ere
Më ftonte në udhëtim-zbulim
Mos e ngrit zërin shumë gjethe
M`lejo të të flas një grimë
Për yjesitë
Më avitesh mikeshë
Gjethja që lëkundej
U shkëput nga pema
Dhe e lumtur erdhi drejt meje
Ishte e bukura

UNAZË

Uji Dea

Bota është unazë
Unaza është e rrumbullakët
Nënkupton tërësinë e saj
Bota është e pafund
As unazës s`i gjendet një e tillë
Që të dyja
Pasqyrojnë përjetësinë
Në botë qëndron shpresa
Një e tillë shpresë
Gjendet edhe në unazë
Bota bekohet parreshtur
Miliona herë
Merr bekimin unaza
Bota e unaza
I përkasinë njëra-tjetrës

Ç`ISHE

Dielli të lodroi mbi kaçurela
S`kishte gabuar
Dita gdhiu e qëruar paq
Zemra më rrahu si një daulle ëndrre
Kur t`u zhgufua fustani
Ta pashë mollën e artë
Ç`m`i ngjau cipzës së purpurtë
Kisha mësuar fjalitë
Motivin kisha kënduar
Cilave përsonazhe u ngjanin
Në ato mëngjese gri
Kaq të buta
Ai kishte lulë trëndafili
Me atë fjongo
Të kuqe në kokë
Apo shegë fytyrërrumbullake
Me çuka

EDHE MUA MË THËRRET JETA

E mbylla këtë libër
Për të hapur një tjetër
Dola nga ky kopsht
Për të hyrë në përrallë
Zbrita nga kjo qershi
Për të nxituar nga kroi
Lëshova këtë dorë
Po kërkoj atë që më pret
Përqafova një mik
Po tjetri ja tek është
Dola nga bresi i bardhë
Për të hyrë në pjatën e madhe me supë
Ndoqa zbulime të reja
Kërkova hipopotamë të vegjël elfantukë
Vrapoj nga përroi por s`e lë te qetë as lumin
Ndjek trillet e fëmijërisë
Me grusht e me kamxhik
U budallepsa plotësisht
Por më falni
Edhe mua më ngazëllen jeta

Zejnullah Halili

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.