Fundamenti

Doruntinë Maloku: Opozita po e fyen elektoratin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

​Doruntinë Maloku, deputetja e Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, në emisionin Info Magazine, ka thënë se opozita me Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, me veprimet që po i ndërmarrin për t’i bllokuar seancat parlamentare, po i fyejnë qytetarët të cilët me vota ua mundëson postet e deputetëve.

“Gazi lotsjellës është fyerje ndaj elektoratit të cilët kanë vendosur se kënd ta zgjedhin. A iu ka votuar elektoratit që me hedh gaz lotsjellës pra juve zotëri Hoti?”, i është drejtuar ajo bashkëbiseduesit të saj nga NISMA për Kosovën, Enver Hotit.

FIDANISHTJA

Ndërsa, ajo gjatë debatit po ashtu është shprehur se as kryeministri Isa Mustafa dhe as zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, nuk i kanë detyruar deputetët që të votojnë sipas kërkesave të tyre.

“Unë kam votuar kundër koalicionit qeverisës dhe askush nuk më ka detyruar që ta bëj të kundërtën”, ka deklaruar Maloku në përpjekje për të dëshmuar se deputetët e Kosovës nuk i dirigjon askush në vendime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.