UP-ja s’ka kuadër për të mentoruar të gjithë kandidatët për doktoratë
Dymbëdhjetë kandidatë që kanë regjistruar studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës janë ankuar në Rektorat për mosmiratimin e projektpropozimeve të tyre.
Në këtë letër, një kopje të së cilës e ka edhe “Koha Ditore” dhe e cila mban emrat dhe nënshkrimet e këtyre kandidatëve, thuhet se ata janë të shqetësuar për mbajtjen pezull të procesit të doktorimit të tyre.
Faji, sipas drejtuesve të UP-së, nuk qëndron te cilësia e kandidatëve, e që janë me qindra, por te numri i pamjaftueshëm i profesorëve që kanë kryer punime shkencore të njohura ndërkombëtarisht.
Ata kanë sqaruar se mosmiratimi i propozimeve të projekteve të tyre nuk ka ndodhur nga menaxhmenti i UP-së, por nga Këshilli Qendror i Studimeve të Doktoratës
http://koha.net/?id=27&l=82820


