AKV “Gjilani” ndër më të mirët në Festivalin “Oda Dibrane 2015”
Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me çmimin për: ,,Lojërat më të mira popullore në Festivalin Folklorik “Oda Dibrane 2015 “ në Peshkopi- Shqipëri.
Në këtë festival Ansambli ,,Gjilani” me kërkesë te organizatorit është paraqitur në dy mbrëmje, në natën e parë në Dibër të madhe ku është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku Dibran, kurse në mbrëmjen e dytë me program konkurrues në Peshkopi, kishte Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit ,,Gjilani’’enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve thotë Nehat Ferati kryetar.
Vlen të theksohet profesionalizmi dhe paanshmëria e jurisë profesionale që ishte përgjegjëse për vlerësimin e më të mirëve.
Ansambli “Gjilani” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoraves dhe Karadakut.
Gjithashtu vlen të theksohet se, këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për avancimin kulturor të gjitha trevave shqiptare, për njohje që krijohen në mes të rinjve etj./rajonipress/


