Poezi nga krijimtaria e Rrustem Gecit
Ku është fshehur Gjeniu, njeriu që flet si populli, njeriu që qanë si populli, populli që bën bashkimin
P O P U L L I
Ku është fshehur Gjeniu
njeriu që flet si populli
njeriu që qanë si populli
populli që bën bashkimin
Ku është fshehur Gjeniu
pyesin nënat, baballarët
dielli që na shikon poshtë
ç´po bëjmë ne shqiptarët
Ku është fshehur Gjeniu
në cilën folé të shqiponjës
ai më i bukuri i këngëve
ai më i bukuri i flamurit
Ku është fshehur gjeniu
pyetë Kosova e zemëruar
pyetë trëndafili që flet
pyetë atdheu i pabashkuar!..
TROJEVE TË MIA
Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
ujë i bardhë i maleve
ujë i bardhë i borës
Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
ujë i dhéut të zemrës
ujë me Shkup e Iliri
Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
uji ynë i përëndishëm
ujë që derdhet ilirisë
Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i kombit
ujë i réve të rimta
ujë i shkriftë i gurrave
ILIRISHTJA SHQIPES
Gjuha ime e stërmoçme
ji e bimur si fije bari, aq
sa je atllantishte, aq je
pellazge, po edhe ilirishte
Shkrimet në Kuniformë
mund të gjenden edhe sot
kjo gjuhë e shqiptarve
flitet dhe shkruhet bukur
Dy perandori gjakatare
tokat na i mbushën varre
libra të tërë na i dogjën
dhe vepra krejt të fillimit
Jam shqipja e të lashtëve
jam gjaku juaj shkrimor
jam gjuha e shqiptarve
trashëgimtarja, Shqipëri!
P O E T I
Në poezi është gjaku im
Kosova e të gjitha kohrave
sa herë qan a ngec historia
veton dhe bubullon poezia
Midis ajrit, frymës dhe ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jonë jo rrallë pluskon
në heshtje dhe pa beteja
Koha neve na do si do vetë
jo ashtu si e ( duami ) ne
ëndërrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë
Dhjamin dhe metaforat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia ndjehet e trishtuar
sa herë me emër shenjëzon!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2015


