Ushqimet që luftojnë yndyrën
Ushqimet që janë të pasura me shumë ujë, marrin më shumë hapësirë në zorrët tuaja. Kjo e sinjalizon trupin se keni ngrënë mjaft dhe se duhet të lini hapësirë për ushqimet e tjera. Shumë fruta të papërpunuara dhe perime janë përplot me ujë dhe nutriente e po ashtu kanë pak kalori. Shalqiri është shembulli më i mirë. Është burim i mirë i antioksiduesve, likopenit, po ashtu ju dhuron edhe vitamina A dhe C.
Shalqiri
Ushqimet që janë të pasura me shumë ujë, marrin më shumë hapësirë në zorrët tuaja. Kjo e sinjalizon trupin se keni ngrënë mjaft dhe se duhet të lini hapësirë për ushqimet e tjera. Shumë fruta të papërpunuara dhe perime janë përplot me ujë dhe nutriente e po ashtu kanë pak kalori. Shalqiri është shembulli më i mirë. Është burim i mirë i antioksiduesve, likopenit, po ashtu ju dhuron edhe vitamina A dhe C, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Dardhët dhe mollët
Dardhët dhe mollët po ashtu përmbajnë një sasi të madhe të ujit. Konsumoni me agrume në mënyrë që të keni më shumë fibra, që për një kohë më të gjatë do t’ju mbajnë të ngopur. Përcaktohuni për fruta e jo për lëngje të tyre. Do të konsumoni më shumë fibra me këtë rast dhe duhet t’i përtypni ata. Kjo merr më shumë kohë dhe gjatë përtypjes do të shkrini disa kalori.
Uthulla
Hidhni sallatës suaj uthull dhe vaj ulliri po ashtu. Është shumë e lehtë për ta përgatitur, për një kohë të gjatë ju mban të ngopur, ka aromë shumë më të këndshme që sallatën e bën edhe më të shijshme. Dhe ajo që është edhe më me rëndësi, nuk ka fare kalori.
Mishi pa dhjamë
E dini tashmë se proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë dhe djegin më shumë kalori gjatë tretjes. Zgjidhni proteinat me kujdes. Gjoksi i pulës, pa lëkurë, është zgjedhja e duhur. E po ashtu edhe disa pjesë të mishit të gjedhin janë po ashtu të shëndetshme.
Peshku
Një ndër burimet më të mira me proteina është peshku. Shumica e mishit të peshkut posedon pak yndyrë përderisa aminoacidet omega 3 janë yndyra tepër të shëndetshme. Këto aminoacide i gjejmë në salmon, harengë dhe lloje tjera të peshqve me yndyrë, që ndihmojnë kundër sëmundjeve të zemrës dhe gjendjeve tjera kronike.
Fasulet
Fasulet janë perime, burime të mira për proteina dhe fibra. Do të ndiheni të ngopur pas vetëm disa kalorive. Hapni një konservë me fasule dhe shtoni ato në sallatë. Një gotë me fasule përmban 12 gramë me fibra, vetëm 4 gramë me yndyra dhe rreth 15 gramë me proteina.
(Kosova Sot)


