Shaban Sadriu nga Lajçiqi i Kamenicës, shembull i jashtëzakonshëm i ruajtjes së identitetit në Bursë
Kamenicë – Nga një histori shpërnguljeje familjare në vitin 1971, sot në një vatër ku edukohen brezat e rinj të shqiptarëve në Turqi. Pata kënaqësinë e veçantë të vizitoj kompleksin e klubit Zafer Spor ne Bursë dhe të takoj z. Shaban Sadriu, birin e një familjeje shqiptare dhe i nallbanit të njohur Shaip Sadriu, që më shumë se pesë dekada më parë u zhvendos në Bursa ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Sot, Shabani e ka shndërruar dashurinë për futbollin dhe atdheun në një mision të mirëfilltë shoqëror e kombëtar. Ai drejton Klubin dhe Shkollën e Futbollit “Zafer Spor” me mbi 250 fëmijë e të rinj, ku shumica prej tyre janë shqiptarë.
Siç dëshmojnë edhe flamujt në kompleksin e tyre, Zafer Spor shërben si një shtëpi e dytë për komunitetin shqiptar dhe atë ballkanik në Bursë.
Përtej sportit, kjo qendër shërben për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe lidhjes me rrënjët tona.
Një punë e jashtëzakonshme me brezin e ri që dëshmon se si sporti bëhet ura më e bukur e bashkimit dhe ruajtjes së identitetit në mërgatë./rajonipress/


