HW

United Hospital – qendra moderne ku ekspertiza ortopedike rikthen lëvizjen, ndërsa kujdesi profesional u ofron siguri qytetarëve dhe mërgimtarëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Pushimet në Kosovë nuk janë vetëm kohë për t’u çmallur me familjen dhe vendlindjen, por edhe një mundësi e rëndësishme për t’u kujdesur për shëndetin. Për qindra bashkatdhetarë që jetojnë në diasporë, kjo periudhë po shndërrohet në momentin ideal për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve ortopedike në United Hospital, një institucion shëndetësor që po konsolidohet si një nga qendrat më moderne dhe më profesionale në vend.

Dhimbjet e gjurit, kërdhokullës apo shtyllës kurrizore janë ndër problemet më të shpeshta që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe lirinë e lëvizjes. Pikërisht për këto gjendje, United Hospital ofron një gamë të plotë shërbimesh ortopedike, duke përfshirë diagnostikim të avancuar, trajtime bashkëkohore, ndërhyrje kirurgjikale sipas standardeve ndërkombëtare, vendosje të protezave moderne, si dhe rehabilitim e fizioterapi të specializuar.

Falë një ekipi multidisiplinar të mjekëve specialistë, teknologjisë diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe qasjes së personalizuar ndaj çdo pacienti, spitali garanton trajtim të sigurt, efikas dhe të orientuar drejt rikthimit të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Çdo rast trajtohet mbi bazën e protokolleve moderne mjekësore, me fokus në cilësinë e jetës dhe rezultatet afatgjata.

Në qendër të këtij vizioni qëndron drejtuesi i United Hospital, Edmond Hajrizi, i cili vazhdon të investojë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, teknologjike dhe njerëzore të institucionit. Me një qasje të orientuar drejt pacientit, ai synon që çdo qytetar dhe çdo mërgimtar të ketë qasje në shërbime shëndetësore të standardeve më të larta, duke e bërë United Hospital një adresë të besueshme për kujdesin modern shëndetësor.

FIDANISHTJA

Sipas Hajrizit, investimi në shëndet nuk është vetëm zhvillim institucional, por një përgjegjësi shoqërore që synon të ofrojë siguri, dinjitet dhe besim për çdo pacient. Ky përkushtim ka bërë që United Hospital të njihet gjithnjë e më shumë si një institucion ku profesionalizmi, inovacioni dhe humanizmi ecin paralelisht.

Për bashkatdhetarët që kalojnë pushimet në Kosovë, spitali ka krijuar mundësi që kontrollet, diagnostikimi dhe trajtimet të realizohen pa pritje të gjata, duke u mundësuar atyre të rikthehen në vendet ku jetojnë me më shumë shëndet, lëvizshmëri dhe cilësi jete.

United Hospital vazhdon kështu të ndërtojë një model të avancuar të kujdesit shëndetësor, ku ekspertiza mjekësore, teknologjia moderne dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen për të ofruar trajtim të sigurt dhe shpresë për një jetë pa dhimbje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.