Fundamenti

Veliaj e të tjerët nuk u sollën në Gjykatë, vërejtje edhe për trupin gjykues

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjykata e Apelit as pas gjashtë muajsh, që kur ka pranuar ankesat e të akuzuarve në rastin e pasaportave, nuk ka arritur t`i shqyrtojë ato.

Seanca e caktuar për të hënën është shtyrë për shkak se Natali Veliaj dhe shtatë të akuzuarit e tjerë nuk janë sjellë në Gjykatë nga Shërbimi Korrektues në Dubravë. Përveç kësaj, avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë adresuar vërejtje rreth përbërjes së trupit gjykues, duke kërkuar që të largohet njëri prej gjyqtarëve me arsyetimin se ka konflikt interesi, shkruan sot “Koha Ditore”.

UBT

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Natali Veliajn, Fisnik e Betim Blakajn, Ergyn Doganin, Imer Fazliajn, Nazmi Thaçin, Jakup Blakqorin, si dhe Sefedin Shalën me 45 vjet burgim për vjedhjen e 1.4 milionë eurove në tenderin e pasaportave biometrikë, në Ministri të Punëve të Brendshme (MPB)

http://koha.net/?id=3&l=81414