Fundamenti

“Te bunari i Përlepnicës” një qytetarit i konfiskohet një revole

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë përmes rrugëve operative se një person i cili gjendet në kafiterinë te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicës” dyshohet se ka në posedim një armë zjarri – revole.

Pas angazhimit të patrullës në lokacionin përkatës, dhe gjatë kontrollit që është ushtruar ndaj të dyshimtit, ka rezultuar se i lartcekuri kishte një armë me vete, revole e tipit “Beretë Italiane”, e kalibrit 9 mm, me një karikator dhe një fishek të kalibrit 7.65.

Eco Higjiena

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti në procedurë të rregullt në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan./rajonipress/