Në Smirë të Vitisë aksidentohen dy vetura
Viti – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Smirë të Vitisë.
Deri te aksidenti i trafikut dyshohet të ketë ardhur kur drejtuesi i veturës VW-Kombi, me targa 06, vozitësi shqiptar duke u kyç në rreth rrotullim në mënyrë të pasigurt, godet veturën Golf, me targa 06, vozitësi femër, e cila veç ishte në rreth rrotullim.
Përveç dëmeve materiale në dy veturat, lëndime trupore pëson drejtuesja e njësisë dy. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./rajonipress/


