UBT

Rashiti: Praktikanti i LDK-së i cili natën e quan Lutën kriminel, e ditën thurr lëvdata për te

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arbër Ismajli siç shihet më shumë ka dëshirë të flet për PDK-në nga ku ka nisur hapat e parë të praktikës në politikë, se sa për vet LDK-në aty ku ende vazhdon si praktikant politik dhe i zhgënjyer thellë në kryetarin e LDK dhe të komunës Lutfi Hazirin, të cilin ka muaj të tërë që e quan kriminel natën nëpër vende të ndryshme (ka dëshmitar të cilët mund t`i konfirmojnë këtë) , ndërsa sot pas tre muajsh paska filluar të thur lëvdata për Lutën ka reaguar Riad Rashiti.

Mirë shumë, ai edhe duhet të thur lëvdata për Lutën normalisht, sepse për tre muaj kryetari i komunës e ka paguar Arbër Ismajlin edhe pse asnjë ditë të vetme ai nuk ka punuar në komunë, si pasojë e “idhnimit” në Lutën që ka pasur Arbëri. Është mirë që të tregojë Ismajli, se sa herë deri më tani ka dhënë ai dorëheqje të heshtur nga pozita e tij që mban në zyrën e kryetarit të komunës, cilat ishin arsyet e tija dhe a konsiderohet si keqpërdorim i buxhetit komunal, sepse ju keni marr tri paga pa punuar fare, nga xhepi dhe taksat e qytetarëve të Gjilanit.

Është e udhës që t`i tregohet opinionit se çfarë probleme ka pasur ai me kryetarin e komunës që ka shprehur aq shumë mllef ndaj tij (ma shumë se sa ne si opozitë). “Zhdukja” për muaj të tërë e praktikantit të komunës ka ngjallur dyshime dhe debate se akuzat për keqpërdorime dhe shkelje ligjore që janë bërë nga kryetari i komunës, e të cilat i ka konstatuar edhe Auditori Gjeneral, i paska pas bërë Arbër Ismajli duke keqpërdorur vulat e kryetarit të komunës.

Uji Dea

Për këto veprime dhe keqpërdorime të tij (duke bërë dallavere me ndryshimet në kontratat e lidhura në mes komunës dhe operatorëve ekonomik, për korrupsion ku janë duke u zhvilluar edhe hetime), kryetari i komunës ia ka marr vulat, të drejtat dhe përgjegjësit që i ka pasur praktikanit në zyrën e kryetarit të komunës dhe pastaj Ismajli është hatruar fort.

Këto nuk janë thashetheme, por deklarata të zyrtarëve më të lartë të komunë së Gjilanit, të cilët i kanë bërë nëpër vende publike, e disa janë thënë edhe në prezencën time (nëse është nevoja do të tregohen të gjitha me emër dhe mbiemër) ka thwnw Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.