PDK: Ja tmerri i vërtet në rrugët e Gjilanit
Gjilan – Këto rrugë në gjendje të mjerueshme nuk janë në Siri, por në rrugët e qytetit të Gjilanit, konkretisht rruga Enver Miftari që lidhë qendrën e qytetit me rrugën qarkore. Dallimi i vetëm është se në Siri infrastruktura rrugore është shkatërruar nga bombardimet, ndërsa te ne në Gjilan janë shkatërruar nga llumi qeverisës që sot ka komuna e Gjilanit nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit ka reaguar Riad Rashiti.
Sipas asambleistit të PDK-së Riad Rashiti, komuna e Gjilanit e ka kontraktuar kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve verore në vlerë prej 161,780.00 euro, mirëpo kjo rrugë për këto dy vite asnjëherë nuk është trajtuar (qoftë mbulimin e gropave me rërë), sikurse edhe shumë rrugë të tjera të qytetit, por edhe të fshatrave të komunës të cilat janë bërë të pakalueshme dhe të cilat po i shkaktojnë dëme të mëdha në automjetet e qytetarëve të Gjilanit, të cilët gjatë vitit paguajnë qindra mijëra euro taksë komunale.
Derisa Luta flet për autostrada të reja që do të ndërtohen kah Gjilani, nëpër rrugët e komunës që e udhëheqë ai nuk mund të kalohet me vetura, por ka ardhur koha që nëpër disa rrugë të qytetit të përdoret transporti me qerre e kuaj. Kjo qeverisje e Lutës po e kthen jetën mesjetare në Gjilan./rajonipress/


