Haliti viziton çdo investim në çdo cep të Vitisë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Kabash të Vitisë.
Përndryshe këto rrugë financohen nga buxheti Komunal i Vitisë dhe janë një përkushtim e përpjekje e qeverisë komunale për të prekur në çdo cep të Vitisë ka thënë Haliti.
Haliti është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe shpreson që me këto investime ta përmirësojë infrastrukturën edhe në fshatrat e Vitisë. “Fshatrat e Vitisë për një kohë ishin lënë pasdore, por tani ato nuk do të ndihen të vetmuara sepse ne jemi të pranishëm kudo” është shprehur Haliti./rajonipress/


