Hidromorava

“Evakuimi 2015” në Viti shënon Ditën Ndërkombëtare për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me rastin e 13 Tetorit Ditës Ndërkombëtare për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është mbajtur ushtrimi “Evakuimi 2015”, që kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive dhe njohurive në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimit dhe menaxhimit të situatave aksidentale.

Në këtë ushtrim që u organizua nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Siguri Emergjente, e ku nga afër i përcolli ato edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, ishin pjesëmarrës përpos Njësisë së Zjarrfikjes edhe Shërbimi policor i Kosovës, Qendra e Mjekësisë familjare, Kryqi i kuq, ndërkaq ishin të përfshirë në ushtrim edhe nxënësit dhe personeli i shkollës teknike “Jonuz Zejnullahu”.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, ka thënë se me këtë ushtrim synojmë të koordinojmë dhe veprojmë brenda Ligjit për Fatkeqësitë natyrore, Udhëzimit administrativ për menaxhimin e integruar te situatave emergjente, si dhe Statutit dhe Rregulloreve Komunale.

FIDANISHTJA

Në takimin që u mbajt paraprakisht me stafin e shkollës, u fol për hapat që duhet të ndërmerren nga ana e personelit në rastet e fatkeqësive, si ato të zjarrit, po ashtu edhe tërmeteve të mundshme.

Para fillimit të ushtrimit, nëpër klasë u mbajt një ligjëratë e shkurtër në aspektin teorik për rregullat të cilat duhet ti respektojnë Pedagogët dhe nxënësit në rastet e emergjencave kur duhet të dilet jashtë objektit shkollor, në momentin ndodhjes së fatkeqësive kur ata janë në klasë.

Objektiv kryesor i këtij ushtrimi ishte menaxhimi i situatave aksidentale, koordinimi, udhëheqja dhe bashkërendimi i veprimeve nga niveli komunal, zhvillimi i Procedurave Standarde Operative, si dhe zhvillimi i rrjedhës së Informacionit. Nga pjesëmarrësit dhe organizatorët, ushtrimi i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe si shumë i nevojshëm në vetëdijesimin e nxënësve për rastet emergjente./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.