FIDANISHTJA

Më 28 nëntor përfundon faza e dytë e projektit te Varrezat e Dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot fazën e dytë të projektit për rregullimit e varrezave të dëshmorëve, projekt ky i lënë në gjysmë nga qeveria e kaluar.
Fillimin e punimeve e ka inspektuar sot nënkryetari Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku dhe ai i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

“Ky projekt ka filluar para katër vitesh, mirëpo qeverisja e PDK-së e ka lënë në gjysmë sepse s’ka pasur vullnet dhe gatishmëri që ta përfundoj. Ne i kemi marrë masat e duhura, kemi bërë prerjen e punëve nga ish-kontraktori, është shkëputur kontrata dhe kemi shpallur tenderin e ri. Kjo është faza e dytë e projektit, pra shtrimi me kubëza betoni, sikurse edhe gjelbërimi, ndërkaq në vitin e ardhshëm nis faza e tretë e ndriçimit”, ka deklaruar nënkryetari Kadriu.

Kadriu tha se më 28 nëntor do të përfundojë faza e dytë e këtij projekti, duke shtuar se me këtë po përmbushet zotimi i kryetarit Haziri për përkujdesjen për varrezat e dëshmorëve dhe për familjet e tyre.

Mobi Casa

“Ne e kemi obligim ndaj dëshmorëve që të kujdesemi për vendin ku prehen, sikurse edhe për familjet e tyre. Më 28 nëntor përfundon faza e dytë dhe do të jetë një ambient krejt tjetër këtu. Tashmë po përmbushet zotimi i kryetarit Haziri për rregullimin e varrezave të dëshmorëve ashtu si i ka hije”, ka shtuar Kadriu.

Ndryshe, kostoja e këtij projekti arrin vlerën e rreth 60 mijë euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.