Eko Higjiena

Bunjaku-Rexhepi: Opozita së pari duhet t`i fitojë zgjedhjet dhe pastaj të caktojë agjendën e Kuvendit

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendi Komunal, e thirrur me kërkesën e opozitës, për të diskutuar për gjendjen në arsim, ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të anëtarëve.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, pas verifikimit të prezencës së këshilltarëve, ka konstatuar, se nuk ka kourum për të mbajtur seancën, duke nënvizuar se kjo do të thotë që LDK-ja si partia më e madhe cakton agjenda dhe mund të thërras seancën.

Ftesës për seancë të jashtëzakonshme i ishin përgjigjur 13 anëtarë të Kuvendit nga radhët e PDK-së, VV-së dhe disa subjekteve të vogla, ndërkaq munguan përfaqësuesit e LDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes “Vatra”, që përbëjnë koalicionin qeverisës. Në mesin e atyre që munguan kishte edhe prej atyre që kishin nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

Në një konferencë me gazetarë, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi, së bashku me dy shefat e grupimeve politike në koalicion LDK-AAK, Avdyl Aliu e Selami Xhemajli, ka sqaruar se opozita, së bashku me disa parti të vogla, kishte mbledhur 16 nënshkrime për të ftuar seancë të jashtëzakonshme, por siç u pa disa prej tyre munguan. “Opozita nuk pati numra për të mbajtur seancën. Ata së pari duhet t`i fitojnë zgjedhjet dhe pastaj mund t`i caktojnë agjendat e Kuvendit Komunal”, ka thënë ajo.

Fundamenti

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme ishin mbledhur në mënyrë tinzare, për të shtuar se opozita duhet ta kuptojë fuqinë e saj në Kuvend Komunal, ku agjendën e cakton partia fituese e zgjedhjeve – LDK, bashkë me partnerin e koalicionit, AAK-në.

Ajo ka mohuar akuzat e opozitës se është në shërbim të LDK-së, duke thënë se në Kuvend u ka krijuar mundësi të barabarta diskutimi të gjitha subjekteve politike e sidomos opozitës, por nuk e mohon se i përket këtij subjekti politik, përmes të cilit e ka marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur dhe për çka i falënderon ata.
Sa i përket gjendjes në arsim, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Drejtori i tashëm i Arsimit e ka ndaluar të keqen e madhe në arsim, që e kishte shkaktuar qeverisja e PDK-së, duke lënë 138 të punësuar në mënyrë të paligjshme.

“Opozita nuk ka të drejtë morale të akuzoj të tjerët për gjendjen në arsim, kur e di mirë se në çfarë gjendje e ka lënë këtë sektor dhe çfarë barre të rëndë i ka lënë qeverisjes sonë, me një numër kaq të madh të të punësuarve jashtë kritereve”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal ka paralajmëruar se për problematikat në arsim do të diskutohet në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, në pikën nën të ndryshme dhe opozita do të ketë rast t`i shpreh mendimet e saj, sikur e ka pasur këtë mundësi gjithmonë dhe për të gjitha çështjet.

Sa u përket protestave, të cilat janë përmendur nga opozita si mundësi, në një konferencë me gazetarë të mbajtur nga PDK e VV, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se opozita mund të dalë në rrugë, të thyej e shkatërroj, por duhet ta kuptojë se me sjellje të tilla mund t`i humb edhe këto pak vende që i ka në asamblenë komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.