Një vit nga ndarja, Enver Muja mbetet pjesë e historisë së Gjilanit
Gjilan – Enver Muja ka qenë njëri prej themeluesve të arkës së shtetit, njëri prej bashkëthemeluesve të këshillit për vetëfinancim, e më vonë edhe si kryeshef ekzekutiv, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale. Enver Muja ka qenë një kuadër dhe një profesionist i shquar. Edhe si kryeshef është njohur për profesionalizimin e tij dhe guximin që ka treguar për të avancuar administratën e Gjilanit përpara.
Janë bërë një vit nga ndarja e Enver Mujës ish kryeshef i ekzekutivit të Gjilanit. Vdiq në tetor të vitit 2014 ( 7 tetor) dhe për çudi askush nga kolegët e tij apo administrata komunale nuk e përkujtojë atë.
Nëse e harrojnë njerëzit Enver Mujën, nuk mund ta harrojë historia jonë më e re e Gjilanit ku Muja dha një kontribut të pamohueshëm. Ishte një kuadër dhe një profesionist i shquar. Edhe si kryeshef është njohur për profesionalizimin e tij dhe guximin që ka treguar për të avancuar administratën e Gjilanit përpara.
Muja ishte kryeshef i ekzekutivit të Gjilanit në dy mandate dhe është shquar për një guxim e profesionalizëm të lartë. Muja mbetet njëri nga kuadrot e suksesshme që ka avancuar përpara administratën e Gjilanit.
Me rastin e mbajtjes së një mbledhje komemorative Lutfi Haziri kishte thënë se Enveri ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyra dhe t’i ndaj me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët. “Enveri është shquar për qetësinë dhe urtësinë e tij, por mbi të gjitha për bashkëpunim dhe për profesionalizimin e tij. Ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyre dhe t’i ndaj me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët”.
Lutfi Haziri ka thënë edhe këtë: “Enver Muji gati tri dekada ishte i lidhur ngushtë me angazhimin e lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, duke bartur detyra të rëndësishme, të përgjegjshme e shpeshherë të rrezikshme për kohën. Andaj lajmi për ndarjen nga jeta të Enver Mujit, i cili ishte njëri prej kolegëve tanë më të çmuar dhe për gati tri dekada ishte i lidhur ngushtë me angazhimin e lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, duke bartur detyra të rëndësishme, të përgjegjshme e shpeshherë të rrezikshme për kohën. Enveri ka qenë njëri prej themeluesve të arkës së shtetit, njëri prej bashkëthemeluesve të këshillit për vetëfinancim, e më vonë edhe si kryeshef ekzekutiv, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale në Gjilan”, kishte potencuar Haziri./rajonipress/


