Eko Higjiena

Riza Shala: Ndaj pensionistëve është shkaktuar gjenocid institucional

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Riza Shala kryetar i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës tha të hënën në Gjilan se gjendja e pensionistëve është e rëndë dhe e mjerë. Të gjitha partitë politike gjatë fushatave zgjedhore po i shfrytëzojnë pensionistët kurse problemi i tyre edhe pas 15 vitesh mbetet në pikën zero. Thjeshtë ndaj pensionistëve është shkaktuar gjenocid institucional tha Shala.

Në një debat që ka organizuar Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan është kritikuar Qeveria dhe institucionet tjera përgjegjëse të cilat sipas kësaj sindikate nuk i kanë trajtuar asnjëherë si duhet problemet e pensionistëve, raporton rajonipress.

Muharrem Bajrami kryetar i SPIP dega në Gjilan tha se është turp që institucionet edhe pas kaq vitesh nuk e zgjidhin problemin e pensionistëve. “Edhe ne kemi dhënë për këtë Kosovë e për këto institucione. Djersa dhe mundi jonë nuk janë shpaguar asnjëherë, përkundrazi jemi injoruar e përbuzur” tha Bajrami.

Kurse Riza Shala kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Kosovë ka akuzuar Qeverinë se nuk po merret seriozisht me problemin e kësaj kategorie. “Ndaj nesh thjeshtë është shkaktuar gjenocid institucional sepse të gjitha partitë politike gjatë fushatave të tyre zgjedhore po i shfrytëzojnë pensionistët për nevojat e tyre, por më vonë po i harrojnë hallet e tyre”.

Hidromorava

Shala tha se ministri Abrashi po përpiqet të bëjë diçka më tepër, por e keqja është se Qeveria po e ndihmon vetëm Lidhjen e Pensionistëve e cila që nga fillimi ishte servile ndaj PDK-së.

Shala e ka kujtuar një zotim të Hashim Thaçit i cili kishte premtuar zgjidhje të problemit brenda disa muajve, por kjo nuk ndodhi as pas kaq vitesh. “Ne si sindikatë jemi apolitikë, por të gjitha qeveritë i kanë tradhtuar interesat e pensionistëve. Ne i kemi shterur të gjitha rrugët dhe mundësit institucionale. Tani ne nuk mund të dalim në rrugë e të protestojmë, ose të bllokojmë institucionet. Neve na ka mbetur vetëm rruga paqësore për t`i zgjidhur problemet”.

Shala tha se Shaban Kajtazi nuk mund t`i përfaqësojë interesat e Pensionistëve të Kosovës sepse gjithmonë ishte afër njerëzve të PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.