Fundamenti

Kapitulli 35 parasheh caktimin e kufirit Serbi – Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Serbia po vazhdon ta shikojë me shumë frikë e pesimizëm nisjen e bisedave për anëtarësim në BE , sidomos kapitullin 35, i cili përmban rregullat ose detyrime e Bashkimit Evropian që Beogradi të heqë dorë nga Kosova, ose siç thuhet në të, Serbia heqë dorë nga të gjitha elementet e veta të shtetësisë në Kosovë.

Megjithëkëtë, siç njoftojnë medie serbe, nga Serbia nuk do të kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por vetëm caktimi i kufijve me të.

Në versionin aktual, të cilin thotë ta ketë parë gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, i cili po përgatitet në kabinetin e komisarit për zgjerim Johanes Hann, me instruksionet Quint-it, është paraqitur edhe modeli i marrëveshjes së dy Gjermanive – dy shtete krejtësisht të pavarura që nuk e njohin njëra-tjetrën, transmeton Koha.net

Nga Serbia kërkohet që të respektojë të gjitha ato që dalin nga pika 14 e Marrëveshjes së Brukselit e në të cilën thuhet se “të dy palët detyrohen që njëra – tjetrën të mos e bllokojnë integrimet evropiane dhe as të nxisin shtet tjera ta bëjnë këtë.

UBT

Kjo vetëkupton që Beogradi të pranojë anëtarësimin absolut të Kosovës në të gjitha organizatat rajonale e ndërkombëtare. Karrigia në Kombet e Bashkuara deklarativisht nuk është përmendur, por aty përmendet anëtarësimi në UNESCO, Këshill të Evropës, UEFA.

Në platformën për kapitullin 35 janë hartuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, që nga energjetika, shkollat, entet shëndetësore deri te funksionimi i “Poshta Srbije” ose e “Komercijalne banke” të Beogradit.

Në 49 pikat, në tekstin preliminar të platformës negociuese, janë hartuar zgjidhjet që Universiteti i Mitrovicës të futet në sistemin shkollor të Kosovës, që spitalet dhe entet shëndetësore të jenë nën kupolën e Prishtinës dhe që ndërmarrjet publike serbe dhe banka shtetërore e saj të punojnë sipas ligjeve dhe rregullave të Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=79065

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.