“Vatra” depërton edhe në Fushë Kosovë, Fehmi Ramadani zgjidhet kryetar i Degës
Gjilan – Të dielën në Fushë Kosovë është mbajtur kuvendi i parë i degës së Lëvizjes”Vatra”, derisa delegatët prezent kanë zgjedhur Fehmi Ramadani kryetar të degës.
Kuvendin e deklaroi të hapur koordinatori i “Vatrës”, Kushtrim Kadriu, i cili fillimisht përshëndeti delegatët pjesëmarrës dhe mysafirët nga kryesia e Lëvizjes Qytetare “Vatra” zonja Gentiana Shabani- kryetare e Lëvizjes Qytetare “Vatra” , Hajrush Ramadani, Sadik Demiri, Merita Ramadanin e Enver Haziri.
Fjalë rasti mbajtën Kryetarja e Lëvizjes “Vatra” Gentiana Shabani dhe Hajrush Ramadani, të cilët informuan delegatët për historikun e “Vatrës” dhe për synimet e saja në të ardhmen.
Më pas u zgjodh kryesia e punës, për të vazhduar me propozimet për kryetar të degës, me ç’rast doli propozime për kryetar; zotëri Fehmi Ramadani, ku nga 51 delegatë prezent që ishin u votua unanimisht kandidatura e z.Fehmi Ramadani për kryetar dhe për kryesinë e Lëvizjes “Vatra” dega në Fushë Kosovë.
Në fund kryetari i sopazgjedhur mbajti një fjalë rasti meqë rast falënderoi të gjithë të pranishmit dhe shpalosi platformën e tij të veprimit në mandatin katër vjeçar në krye të degës së “Vatrës” në Fushë Kosovë./rajonipress/


