United Hospital

Emrush Haziri u nderua nga mijëra qytetar nga Kosova e Diaspora

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Emrush Haziri padyshim që do të mbetet në kujtesën e shumë mërgimtarëve dhe kosovarëve për një shpirt human, për një solidarizim me të gjithë ata që e njohën e nuk e njohën. Emrush Haziri jo rastësisht u nderua nga e gjithë Kosova e diaspora. Bashkëveprimtarët e tij e quajnë njeri të urtë, i sjellshëm e shumë atdhetar, e i dashur për familjen, farefisin e shoqërinë. Lutfi Haziri thotë se të gjitha këto atribute pozitive për prindin e tij e bëjnë krenar dhe të lumtur.

Lumi i njerëzve që vijnë për ta nderuar Emrush Hazirin është i madh. Nga e gjithë Kosova, Lugina, Shqipëria, Maqedonia e diaspora janë për ngushëllime në familjen e Emrush Hazirit, babait të Lutfi Hazirit.

Ky lum i njerëzve dëshmon se Emrush Haziri ishte i tërë Kosovës dhe diasporës. “Kudo që ka shkuar ka lënë fjalë e vepra të mira. Nuk e besoj se ka ndonjë kosovar e sidomos ndonjë nga Anamorava që i ka kërkuar ndihmë e mos ta ketë ndihmuar. Ai ishte i veçantë nga të gjithë. Kombëtar, shpirt human e , i dashur” shprehet njëri nga bashkëveprimtarët e tij.

Në konakun e ngushëllimeve pos familjarëve aty ndodhen edhe shokët e miqtë më të afërt të Emrush Hazirit, duke filluar nga Hasan Mala e të tjerë. Për ngushëllime erdhën edhe president, kryeministra, ministra, deputet, ambasador, lider, krijues, mërgimtarë, pjesëtar të FSK e Policisë së Kosovës. “Kjo ardhje e njerëzve po na lehtëson dhimbjen, po bëhem më të fortë e më krenar. Unë e kam ditur se çfarë prindi kam dhe jam mburrur kudo. Por tani po e shoh që vërtet paska pasur miq e shokë në të gjitha trojet shqiptare” thotë Lutfi Haziri.

Eco Higjiena

E janë të shumtë ata që vijnë për ngushëllime e kanë dëshirë të lënë fjalë të shkruara në librin e kujtimeve për Emrush Haziri.

Në këtë libër shkruan fjalë miradije: Begjet Pacolli, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa , Kadri Veseli, Bajram Kosumi, Ramush Haradinaj, Hasan Mala, Emin Krasniqi, Njazi Idrizi, Begzad Sinani, Mendim Rugova, Shaip Muaj, Ramiz Lladrovci, Qemajl Minxhozi, Mimoza Kusari Lila, Sabri Hamiti, Blerim Kuqi, Ismet Beqiri, Rrustem Mustafa, Fatmir Rexhepi, e shumë emra të tjerë të njohur nga fusha e politikës.

Familja Haziri ndërkaq ka falënderuar të gjithë ata që në këto momente të rënda i janë gjendur pranë si me ngushëllime ashtu edhe me telegrame nga SHBA, Kanadaja e shtetet e ndryshme të Evropës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.