ARKATANA

LDK e Kamenicës dënon aktet e dhunës në Kuvend, përkrah Isa Mustafën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Lidhja Demokratike e Kosovës në Kamenicë, në një mbledhje të zgjeruar të Degës duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, një zëri dënon aktet e dhunshme dhe jo demokratike të opozitës.

“I japim mbështetje Kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe vlerësojmë se këto marrëveshje janë në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Përmbushja e obligimeve të marrura nga Kuvendi i Kosovës dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve me shtetet fqinje janë parakusht drejt integrimit në BE.

Kërkesat e opozitës dhe sjelljet e dhunshme jo demokratike janë veprime të dëmshme për interesat e popullit të Kosovës sidomos kur vendi po kalon në një fazë të rëndësishme të vlerësimit progresit të arritur në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare etj.

Uji Dea

Gjithashtu Qeveria Mustafa po dëshmohet si një qeverisje e drejtë, transparente e demokratike e cila çdo ditë e më shumë është duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies se qytetarëve, për një ambient më të mirë për investime, për përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, reformat në arsim, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Andaj, ftojmë opozitën të jetë konstruktive dhe t’i kontribuoj proceseve të shtetndërtimit, sepse sjelljet anti-demokratike dhe veprimet e dhunshme e të rrugës që po i sjellin në Kuvendin e Kosovës duke tentuar të bllokojnë dhe marrin peng Kuvendin për interesa e inate personale nuk i bëjnë nderë as atyre, e as qytetarëve të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.