ARKATANA

Andej, këtej është zoti i dashurisë (Prozë poetike)

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

A po shihni si ju degdisi në katran ferri shpirti i mëkatarëve dhe kandisën mendjet e tyre të na bëjnë gropën e vrasjes së shpirtit tonë për njëri-tjetrin!

E kush guxon të shkelë lulëgjaken e dashurisë?
Si mund të shkulë dikush luleshafranin e plagëve të shpirtit?

Si mund të ketë jetë për një qenie që vret vullnetin e harlisur, sa tërë tufa e dallëndysheve drejt jugut të ëndrrës, ku krijon fole gjithçka e bukur e kësaj bote?
Sytë si shkumë, vrasin.

Mobi Casa

Mendimet si stërkala uji, vrasin.
Heshtja si masë e tërbuar e reve të mbledhure dendur e më dendur, vret… Por, unë fle mendjen, se andej e këtej është Zoti i dashurisë dhe shoh rrapëllimën e rrotave që fluturojnë rrugëve të drejta të dhembjeve të forta dhe të arta.
Të panënshtruara dhe nuk ndalen.

Sa herë dëgjohen këto sëmbime zemre, unë e di… ti miklon thellë në shpirtin tënd, shpirtin tim. Po, e di që këtu pushon pëllumbi i bardhë, ëndrra e bardhë, çdo gjë e bardhë. Nuk do të mund të na e ndalin dot ritmin e poemës së përbetimit në flakën e shpirtit tonë.
Si Alpe Shqiptare është ky Trëndafil i Bardhë në dorën tonë. Është dhe një “Ole” lufte me demat. Dhe një penelatë ylberi, që pi ujë në burimin e flakës së kësaj dashurie.

Ramadan Mehmeti