United Hospital

Më shumë kërkesa për ndihma sociale

/ 3 minuta lexim
HW

Më pak të ardhura për kokë banori. “Është një papërgjegjësi totale e atyre që e kanë marrë kompetencën ta qeverisin vendin dhe nuk merren fare me qytetarët, por merren me marrëveshjet me Serbinë”, ka theksuar Shatri.

Në Kosovë norma kombëtare e varfërisë është e lidhur me papunësinë e lartë, prandaj nuk pritet të përmirësohet ndjeshëm gjatë periudhës 2015-2017, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore.

Më tej shpjegohet se papunësia mbetet e lartë për shkak se nuk mund të ofrohen vende pune për të gjithë ata të cilët janë të interesuar.

Ndërsa, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale bëhet fjalë për një ngritje të numrit të familjeve, të cilat po kërkojnë ndihmë sociale.

Eco Higjiena

Sipas udhëheqësit të Divizionit të ndihmave sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fehmi Ibrahimi, merret vesh se numri i shfrytëzueseve të ndihme sociale në muajin që e lamë pas është gati i njëjtë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar. ”Në dhjetor të vitit 2014 numri i familjeve (shfrytëzuesve) në ndihmë sociale kanë qenë 27.380 familje, me 113.842 anëtarë të familjes, ndërsa tani, aktualisht në muajin shtator 2015, në regjistrin e shfrytëzuesve (familjeve) në ndihmë sociale është 27.606 familje, me 115.231 anëtarë të familjes. Pra, ka një ngritje të lehtë prej +217 familje”, ka theksuar ndër të tjera Ibrahimi.

Shatri: Qeveria nuk po merret me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve

Sipas ekspertit të ekonomisë, Haki Shatri, gjendja e vështirë ekonomike e familjeve, si pasojë e papërgjegjësisë institucionale, ka ndikuar që të rriten kërkesat për ndihmë sociale.”Popullsia është duke u rritur, kurse zhvillimi i ekonomisë është më i ngadalshëm”, ka theksuar ai, duke shtuar se norma e rritjes së GDP-së është për 09 për qind, shtimi i popullsisë 1.4 për qind, i bije se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit për kokë banori ka më pak të ardhura.

Shatri ka thënë më tej se popullsia përgjithësisht është duke u varfëruar. ”Trendi i shifrave është negativ për kokë banori, që është edhe indikatori më i sigurt i matjes së standardit dhe i zhvillimit ekonomik”, ka theksuar Shatri. Ndryshe, sipas tij, për gjendjen e rënduar ekonomike, me tendencë përkeqësimi, përgjegjësia u bie atyre që i kanë marrë përgjegjësinë që të menaxhojnë shtetin, pasurinë kombëtare, buxhetin./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.