Fundamenti

Plagjiatët, turpi i Universitetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, ka porositur profesorët plagjiatorë që të mos ndihen rehat, sepse herët apo vonë do t’u vijë radha që të zbulohen e të ndëshkohen. Zejnullahu në intervistën dhënë për “Zërin” ka akuzuar kolegët e tij akademikë se po vazhdojnë të heshtin karshi situatës aktuale.

Ai iu ka bërë thirrje intelektualëve, të prononcohen lirshëm rreth asaj se si e shohin të ardhmen e këtij Universiteti dhe si e shohin rrugën për tejkalimin e krizës që ka kapluar këtë tempull të dijes. Zejnullahu bën të ditur se të premten Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin e shkallës së dytë se është shfuqizuar rekomandimi që të rritet numri i kandidatëve në Farmaci dhe Stomatologji.

Ai deklaron dhe një betim se nuk do të lëshojë pe në çështjen e avancimit të stafit akademik. Madje, sipas tij, po erdhi puna deri aty, do të duhet ta kërkojnë një nënshkrues tjetër. Rektori Zejnullahu, pranon hapur se në këtë universitet gravitojnë dukshëm grupet e interesit që pengojnë punën institucionale dhe parimore.

Uji Dea

Zëri: Keni pasur një letërkëmbim jo fort të këndshëm me ministrin Bajrami. Ku dallojnë qëndrimet e juaja?

Zejnullahu: Në paraqitjen e tij mediale, ministri Arsim Bajrami ka shprehur disa qëndrime me të cilat unë nuk jam pajtuar, edhe pse i kam marrë me konsideratë. Jetojmë dhe punojmë në një mjedis ku ka ndërhyrje nga të gjitha anët, prandaj të gjithë jemi nën presion./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.