Uji Dea

Viti i ri me premtime të vjetra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë kërkuar dje cilësi në arsim, në ditën kur universitetet publike, si dhe kolegjet private në gjithë vendin kanë nisur vitin e ri akademik.

Ministri Arsim Bajrami, në shënimin e nisjes solemne të vitit të ri akademik 2015/16 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, ka theksuar se ky vit po nis me shumë shpresa, por edhe shumë sfida, për ta demonstruar cilësinë në arsim.

Bajrami tha se Fakulteti Juridik që nga themelimi i tij ka përgatitur liderë, të cilët kanë udhëhequr procese të rëndësishme në vend. “Në këtë sallë unë po shoh liderë të së ardhmes. Të jeni të sigurt që mësimdhënësit dhe asistentët do të punojnë me ju, do të jenë interaktivë, në mënyrë që vërtet të mundësohet një edukim bashkëkohor dhe cilësor i juristëve të ardhshëm. Profesorët dhe Universiteti ekzistojnë për ju”, theksoi ministri Bajrami.

Eco Higjiena

Ai ka ftuar studentët e rinj që të jenë aktivë, të përkushtuar, kërkues dhe kritikë, në mënyrë që liria dhe krijimtaria akademike të bëhen pjesë e punës së përbashkët.

Bajrami vlerëson stafin akademik

“Sot po e nisim një sfidë të re, sepse fillimi i vitit akademik, sa është akt solemn është edhe sfidë. Të kthehemi 17 vjet prapa dhe të kujtojmë 1 Tetorin kur ne kishim një ëndërr. Ajo ëndërr sot është bërë realitet. Ne jemi në shtetin tonë të pavarur dhe po përgatisim juristë, të cilët do të mbrojnë shtetin tonë, do të mbrojnë ligjet tona dhe shtetin ligjor, për të ndërtuar një shtet demokratik”, theksoi ministri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.