HW

Pozitën e opozitën i bashkon luksi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Beneficionet, luksi, mëditjet e udhëtimet zyrtare i bëjnë bashkë deputetët opozitarë me pushtetarët, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë në politikë. Blloku opozitar, që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët, ka paralajmëruar për bojkotim të seancave plenare dhe mbledhjet e Kryesisë, por jo edhe udhëtimet zyrtare dhe shfrytëzimin e privilegjeve që iu ofron pozita e të qenit deputetë.

Nuk janë vetëm 20 deputetë të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, që gjenden në udhëtime jashtë shtetit, por bashkë me ta janë edhe ligjvënësit opozitarë. Nga gjashtë deputetët sa ka “Nisma për Kosovën”, gjysma prej tyre janë në udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Deputeti, Haxhi Shala, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” shkuarjen e tre deputetëve të partisë së tij në vizita zyrtare.

FIDANISHTJA

“Shefja e Grupit, Valdete Bajrami, ka kohë që ka marrë ftesën nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ndërkaq deputetja tjetër, Shukrije Bytyqi, ka shkuar në kuadër të Komisionit, që të dyja në SHBA. Edhe deputeti, Zafir Berisha, gjendet për një vizitë zyrtare në Hungari”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.