Albright: Kosova, krenaria e karrierës time
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka qenë në krye të diplomacisë amerikane nga viti 1997 deri më 2001, gjatë një paneli në Georgetown University ka thënë se Kosova është krenaria e saj më madhe.Albright ka marrë pjesë në një panel bashkë me Presidenten Atifete Jahjaga.
Ndërkohë që për këtë ngjarje ka raportuar Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ja çfarë shkruan ambasadorja Çitaku:
“Sekretarja Albright sot ne Georgetown University ” Sa here qe me pyesin se per cka ndihem me se shumti krenare pergjate periudhes sa isha Sekretare e Shtetit, une gjithmone them: Kosova ” Presidetja Jahjaga ne Panel bashke me Sekretaren Albright dhe Ambasadoren Verveer” (sic.), ka shkruar Çitaku.


