ARKATANA

Si e bllokoi Serbia marrëveshjen për energjinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bllokimi i marrëveshjes për energji, nga ana e Serbisë, nuk është e vetmja fushë nga e cila Kosova nuk ka arritur të përfitoj ndonjë gjë.

Në raportin e Qeverisë të publikuar këtë vit, për marrëveshjet e realizuara në Bruksel, tregohet se si Serbia, bllokonte zbatimin e marrëveshjes për energji, shkruan Indeksonline.

“Në bazë të marrëveshjes KOSTT-ENTSO-E të datës 1 tetor 2015 që rrjedh nga Marrëveshja për energjinë e vitit 2013 e nënshkruar në Bruksel, KOSTT është dashur të fillojë operimin në mënyrë të pavarur në dhjetor të vitit 2015 dhe afati i dytë ishte 6 shkurt 2016”, bëhet e ditur në raport.

Sipas vlerësimeve të nxjerra nga Qeveria e Kosovës, Serbia e ka bllokuar këtë duke e zvarritur regjistrimin e kompanisë së re për furnizim siç kërkohet me marrëëveshjen për energjinë.

Hidromorava

“Në fakt, Serbia ka dështuar katër herë të regjistroj dy kompanitë e reja (njëra për tregti dhe tjetra për furnizim dhe shërbime të mirëmbajtjes) në Kosovë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 për energjin”.

Të gjitha këto dështime të Serbisë, duket të jenë bërë për arsye politike, pasi thuhet se shteti serb, hezitonte të regjistronte kompanitë e reja në përputhje me ligjet e Kosovës, siç parashihet në marrëveshjet e Brukselit.

“Të dyja palët dakordohen që një kompani e tillë do të themelohet sipas kornizës ligjore dhe rregullative të Kosovës.”/Indeksonline/