Mobi Casa

Kurti tregon kur do ta njoh Serbia pavarësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për Televizionin Shqiptar, ka folur për humbjet e mëdha territoriale, që sipas tij, do t’i pësojë Kosova me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Kurti ka deklaruar se Asociacioni është i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë dhe se Kosova vazhdimisht që nga paslufta është copëtuar.

“Produkti ynë çlirimtar po gjymtohet tërë kohën. Serbia ndoshta do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por pasi që Kosova ta njohë Serbinë brenda Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

“Politikanët tanë janë servilë ndaj ndërkombëtarëve, por edhe ndaj Serbisë. Ata kanë ambicie të mëdha individuale, por shumë të vogla në aspektin kombëtar”, tha ish-lideri i VV-së.

Kurti ka deklaruar se ka ardhur koha kur shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë, duhet të fillojnë ta shohin vetën si pjesë të një kombi.

FIDANISHTJA

“Kosova dhe Shqipëria duhet të fillojnë ta parafytyrojnë vetën si pjesë të një kombi. Besoj edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, populli është shumë më tepër për bashkim shqiptar, sesa janë elitat politike. Prandaj udhëheqësit tanë duhet ta ndjekin popullin në këtë rast, s’kanë nevojë t’i prinë atij, ka deklaruar Kurit.

Ai tha se shqiptarët më nuk kanë nevojë për aleat të ri, por për krijim aleancash me aleatët ekzistues.

“Ne nuk kemi nevojë për aleatë të ri, SHBA, Gjermania dhe Turqia, këta janë aleatë. Në Ballkan mund të kemi aleat, Bullgarinë, Kroacinë dhe Bosnjën”.

“Por ne kemi nevojë për aleancat të reja, ushtarake, ekonomike. Cili është kuptimi që jemi aleat me SHBA-të dhe nuk kemi mundur të negociojmë për të pasur ushtri”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.