Transportonte dru pa dokumentacion përkatës, konfiskohen nga policia
Viti – Në fshatin Mjak të Vitisë njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari transportonte rreth 6 metra dru pa dokumentacion përkatës të cilat janë konfiskuar.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet pyjore kurse rasti është cilësuar si transportim ilegal i drunjve./rajonipress/


