Eko Higjiena

Për dhënie të ryshfetit intervistohet një i dyshuar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës, Njësitet i Stacionit Policor-Gjilan, i janë përgjigjur rastit “Dhënia e ryshfetit”, i raportuar nga Përgjegjësi i Kompanisë për menaxhimin e Deponisë së Mbeturinave, nën dyshimin se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës (pronar i një mishtore), kishte takuar përgjegjësin e deponisë së mbeturinave në Gjilan, me ç’rast kishte tentuar t`i ofronte produkte të mishit ose para me qëllim që ta lejojnë të deponojë mbetje të kafshëve (mbeturina, eshtra), në deponinë afër fshatit Velekincë.

Sipas policisë këtë veprim i dyshuari e kishte përsëritur disa herë në mënyrë që të krijonte favore për dërgesën e mbeturinave në depo. I dyshuari dhe dy dëshmitarë janë intervistuar nga Policia e Hetimeve Rajonale në Gjilan.

Fundamenti

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që lënda të referohet hetimeve në procedurë të rregullt./rajonipress/