ARKATANA

Lulishtja “Orkideja” në Gjilan përfshihet nga zjarri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë për një rast zjarri në Gjilan. Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në lokalin- lulishte “Orkideja” pronë e viktimës shqiptar ka ndodhur një zjarr, poashtu edhe zjarrfikësit, kanë dalë në vend ngjarje të cilët e kanë fikur zjarrin.

Eco Higjiena

Në lokal vërehet një dritare e lokalit e thyer. Vlera e dëmit për momentin nuk dihet. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në NJHK tha Ismet Hashani./rajonipress/