Në Kishnapole policia konfiskon substanca narkotike, arrestohen tre veta
Gjilan – Në fshatin Kishnapole të Gjilanit njësiti policor ka ndaluar veturën Shkoda Ocktavia në të cilën gjendeshin tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër shqiptare. Gjatë kontrollit tek goma e veturës është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit ,,Marihuanë” me peshë 38.4 gram njoftoj policia e Kosovës.
Lidhur me rastin dy të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati./rajonipress/


