UBT

Nisma sheh vetëm të këqija nga marrëveshjet me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nisma për Kosovën nuk do të ndalet në asnjë moment, sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, dhe kërkon po ashtu nga qytetarët që këtë situatë në vend, që e ka sjell koalicioni LDK-PDK, ta ndjejnë si një goditje ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit të Kosovës.

Nisma për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në mbledhjen e organit më të lartë të Nisma për Kosovën, është diskutuar për situatën aktuale politike, krijimin e opozitës së bashkuar e në veçanti rreth Peticionit të organizuar nga fronti i bashkuar opozitar, për kundërshtimin e katër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë, që lidhen me krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikadën në Urën e Ibrit në Mitrovicë, Kodin Telefonik shtetëror, për marrëveshjen për energjinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Këshilli Kombëtar i “Nisma për Kosovën” vlerëson se këto marrëveshje me Serbinë e ndajnë Kosovën në vija etnike, duke krijuar një entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mos funksionimin e shtetit, dhe pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

ARKATANA

“Këshilli Kombëtar dhe kryetarët e degëve të Nisma për Kosovën, i japin mbështetje të fuqishme peticionit të organizuar nga opozita e bashkuar (LVV, AAK dhe Nisma), dhe do të vazhdojmë së bashku deri në ndalimin e politikave të dëmshme që po i bëhen vendit nga qeverisja aktuale”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Nisma për Kosovën nuk do të ndalet në asnjë moment, sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, dhe kërkon po ashtu nga qytetarët që këtë situatë në vend, që e ka sjell koalicioni LDK-PDK, ta ndjejnë si një goditje ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit të Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=75639

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.