United Hospital

Hoxha në takim me Rutte: Prania e KFOR-it në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e rajonit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua mbi situatën aktuale gjeopolitike dhe rolin e Aleancës.

Hoxha u shpreh se takimi vjen në një kohë kur Shqipëria po merr më shumë angazhime dhe përgjegjësi brenda NATO-s.

“Ndamë mendimin se në mjedisin e sotëm të sigurisë, gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, NATO është më e rëndësishme dhe më e domosdoshme se kurrë. Forcimi i mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, mbështetja e palëkundur për Ukrainën, si edhe zgjerimi i kapaciteteve industriale të mbrojtjes, mbeten prioritete për parandalimin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë transatlantike”, tha Hoxha.

Sipas tij, Shqipëria ka dëshmuar vazhdimisht veten si një aleat i besueshëm dhe aktiv, duke rritur investimet në mbrojtje, modernizuar Forcat e Armatosura dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s.

United Hospital

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën përmes mekanizmave të NATO-s, përfshirë trajnimin, ndihmën dhe ndërtimin afatgjatë të kapaciteteve.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Hoxha dhe Rutte riafirmuan se angazhimi i NATO-s mbetet thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Hoxha vuri në dukje edhe rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë, duke e cilësuar atë si një rol të domosdoshëm stabilizues.

Gjatë takimit u diskutua edhe përgatitja e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i pari samit i Aleancës që do të mbahet në Ballkanin Perëndimor.

“Ky angazhim përfaqëson një përgjegjësi historike dhe konfirmon rëndësinë strategjike të rajonit tonë”, u shpreh Hoxha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.