UBT - Kosove

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Demiraj, viktima 27-vjeçari dhe foshnja e tij tre muajshe

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.D., i dyshuar për veprën penale të vrasjes së rëndë, lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, viktima të këtij rasti janë A.D., 27 vjeç, dhe foshnja tre muajshe, D.D. I dyshuari B.D. është babai i viktimës 27-vjeçare?

Sipas njoftimit zyrtar, B.D. është babai i viktimës A.D., 27 vjeç. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

United Hospital

Ngjarja është raportuar më 2 nëntor 2026, rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për rastin e rëndë të ndodhur në Demiraj.

Prokuroria dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Kërkesa për paraburgim i është dorëzuar gjykatës

Më 2 nëntor 2026, brenda afateve ligjore, Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.D.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale „Vrasje e rëndë“, nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.