UBT - Kosove

Haziri: Për rastin e Arlinda Zekajt, përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinetin qeveritar

/ 3 minuta lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke e cilësuar si jashtëzakonisht të dhimbshme situatën dhe zhvillimet pas këtij rasti, raporton Ekonomia Online.

Haziri ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet përgjegjësia institucionale, duke thënë se për dështimet e politikës po sakrifikohet Policia e Kosovës, e cila, sipas tij, ka kredibilitet dhe besueshmëri.

“Sa i përket zhvillimeve të brendshme, është jashtëzakonisht e dhimbshme ajo çka po ndodh. Përgjegjësia është e përshkallëzuar, sikurse është edhe veprimi politik. Tre drejtorë të policisë po marrin përgjegjësi publike dhe morale me e shpëtu politikën. Për dështimet e politikës sakrifikohet institucioni, e cila është policia që ka kredibilitet dhe besueshmëri. Ata kanë bërë suspendime, prokuroria, por përgjegjësia tashmë ka mbetur në kabinet qeveritar. Akti i dorëheqjes është moral”, ka deklaruar Haziri.

Uje Dea

Pas kësaj, Haziri është deklaruar edhe për takimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku ishte i pranishëm ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, duke vënë në pah rëndësinë e Gjermanisë për Kosovën dhe procesin e integrimit evropian.

Ai ka thënë se Gjermania, për shkak të peshës politike dhe rolit që ka në Evropë, mbetet një nga shtetet më të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse nga pesha, rëndësia dhe roli i shtetit gjerman, është lokomotiva e Evropës sot, i integrimeve evropiane. Për LDK-në nuk është vetëm aspiratë, është mision integrimi në BE dhe NATO, Gjermania ka një rol kritik”, ka thënë Haziri.

Duke folur për Këshillin e Evropës, Haziri ka shprehur shqetësimin për mosplotësimin e tri kushteve nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar si të dhimbshme mosmiratimin e raportit të Asamblesë Parlamentare nga Këshilli i Ministrave.“

Në anën tjetër, Këshilli i Evropës mbetet në tre kushte që Qeveria nuk i ka plotësuar ende dhe për herë të parë ka ndodhur që Këshilli i Ministrave nuk e miraton raportin e Asamblesë Parlamentare, kjo është e dhimbshme”, ka deklaruar Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.