UBT - Regjistrohu

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit merr epilog të ri: Arrestohet 65-vjeçari i dyshuar për vrasje të rëndë të djalit dhe foshnjës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin tragjik të ndodhur në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku më 1 nëntor u gjetën pa shenja jete një person i lindur në vitin 1999 dhe një foshnjë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa i dyshuari, babai i viktimës mashkull, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Rasti i rëndë që tronditi fshatin Demiraj dhe rajonin e Gjilanit ka marrë një zhvillim të ri, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar në lidhje me vdekjen e dy personave, një burri të ri dhe një foshnjeje.

Sipas Ismet Hasahnit, informacioni për rastin ishte pranuar më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, kur autoritetet ishin njoftuar për praninë e dy trupave të pajetë në një shtëpi në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit.

Uje Dea

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Pas ekzaminimit nga mjeku kujdestar, ishte konstatuar se të dy personat nuk kishin shenja jete.

Zhvillimi i hetimeve fillestare në vendin e ngjarjes ka ngritur dyshimet se incidenti ka ndodhur brenda familjes. Në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar një 65-vjeçar, babai i viktimës mashkull, i cili, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohen obduksionit për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke vazhduar veprimet operative dhe hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe dokumentimit të rastit, i cili tashmë është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat në të cilat ndodhi kjo tragjedi familjare, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të tjera lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Personi i arrestuar është i dyshuar dhe prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.