Fidanishtja

Gjashtë persona ndalohen, përfshirë një të mitur – Prokuroria paraqet edhe gjashtë kërkesa për paraburgim

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë sulm seksual, dhunë në familje, sulm dhe lëndim të lehtë trupor. Brenda së njëjtës ditë, prokuroria ka paraqitur edhe gjashtë kërkesa për caktimin e masave të paraburgimit ndaj tetë personave, si dhe ka ngritur katër aktakuza.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 27 tetor 2026, ndalimet janë realizuar në tri raste të ndara, me urdhër të prokurorit kujdestar.

Një i mitur është ndaluar nën dyshimin për veprën penale të sulmit seksual, një person për dhunë në familje, ndërsa katër persona të tjerë për veprat penale të sulmit dhe lëndimit të lehtë trupor.

Fidanishtja

Po ashtu, prokuroria ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masave të paraburgimit ndaj gjithsej tetë personave. Kërkesat përfshijnë dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, katër për dhunë në familje, një për lëndim të lehtë trupor dhe një të mitur për sulm seksual.

Ndërkohë, më 27 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe katër aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale: posedim të paautorizuar të narkotikëve, dhunë në familje, keqpërdorim të besimit dhe vjedhje.

Prokuroria nuk ka bërë të ditura detaje shtesë lidhur me rrethanat e rasteve apo identitetin e personave të përfshirë.

Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.