Fidanishtja

Gjilan: Shtatë persona ndalohen për dhunë në familje, lëndime trupore dhe narkotikë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka ngritur edhe katër aktakuza ndaj pesë personave për narkotikë, dhunë në familje, lëndime trupore dhe rrezikim të trafikut publik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 26 tetor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë persona në pesë raste të ndara.

Nga personat e ndaluar, një dyshohet për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa një tjetër për lëndim të lehtë trupor dhe dhunë në familje.

Uje Dea

Tre persona të tjerë janë ndaluar nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor, kurse dy persona dyshohen për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Ndërkohë, sipas të njëjtit njoftim, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe katër aktakuza ndaj pesë personave.

Dy aktakuza janë ngritur ndaj dy personave për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. Një aktakuzë, kundër dy personave, lidhet me veprat penale të lëndimit të lehtë trupor dhe dhunës në familje, ndërsa një aktakuzë tjetër është ngritur ndaj një personi për rrezikim të trafikut publik.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë për rrethanat e rasteve apo identitetin e personave të përfshirë në njoftimin e paraqitur.

Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.