Mehmeti shkëlqeu kundër Messit, trajneri i Red Bullit: Adri ka personalitet dhe aftësi teknike…!
Adri Mehmeti ka qenë njëri prej protagonistëve kryesorë në fitoren 2-0 të New York Red Bulls ndaj Inter Miamit, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij të shkëlqyer përballë Lionel Messit.
Mesfushori 17-vjeçar ishte vendimtar në kontrollin e lojës në mesfushë, duke regjistruar 82 prekje të topit dhe 55 pasime të sakta gjatë 85 minutave në fushë. Ai realizoi gjithashtu 10 rikuperime të topit, më së shumti nga të gjithë lojtarët e fushës në këtë takim, shkruan Indeksonline
Messi, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, u inkuadrua në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e lojës. New York Red Bulls dominoi përballjen dhe siguroi tri pikë të rëndësishme në garën për një vend në fazën eliminatore të MLS-së.
Trajneri i Red Bulls, Michael Bradley, vlerësoi pjekurinë dhe cilësitë e të riut amerikan.
“Adri ka personalitet, aftësi teknike dhe një kuptim shumë të mirë të lojës. Për një 17-vjeçar, ai mban mbi supe shumë përgjegjësi në ekip dhe nuk trembet aspak”, deklaroi Bradley.
Edhe bashkëlojtari i tij, Mohammed Sofo, mbeti i impresionuar nga cilësitë e Mehmetit.
“Pjekuria e tij është e jashtëzakonshme. Ai e di kur duhet të luajë përpara dhe kur duhet ta qetësojë lojën. Ndonjëherë bën gjëra që më lënë pa fjalë”, u shpreh Sofo./Indeksonline/

