Prokuroria në Gjilan ngre pesë aktakuza ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale, më 23 tetor 2026.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy aktakuza janë ngritur për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një person akuzohet për “Ndërtim pa leje” dhe “Heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose të shenjave”, ndërsa një tjetër për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.
Aktakuza e pestë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet. Çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

