Super Celina, shënon dhe asiston në fitoren e Al-Ettifaq
Ylli kosovar, Bersant Celina ka shkëlqyer sonte në Arabinë Saudite.
Celina, në ndeshjen ndaj Al Kholoodit arriti të shënonte dhe të asistonte në fitoren 0-3, duke vazhduar me formë të mirë atje.
Përveç tij edhe Al-Ghannam arriti të shënonte për Al-Ettifaqun.
Celina, tani ka gjithsej 3 gola në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa asisti i sotëm ishte i pari për të./IndeksOnline/

