Fidanishtja

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas- BE’ja ende pa marrëveshje për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal

/ 1 minutë lexim

Nga sonte, Kosova kalon në llogaritjen dimërore të kohës.

Në natën mes 24 dhe 25 tetorit, në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë pas, në 02:00, duke na dhënë një orë më shumë gjumë.

Me këtë ndryshim, mëngjeset do të bëhen më të ndritshme, ndërsa errësira do të bjerë më herët pasdite.

AR Katana

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se ndryshimi sezonal mund të ndikojë në orën biologjike dhe në ritmin e gjumit, ndërsa disa ekspertë favorizojnë mbajtjen e përhershme të kohës standarde.

Ndërkohë, në Bashkimin Evropian, përpjekjet për t’i dhënë fund ndërrimit sezonal të orës mbeten të bllokuara.

Edhe pse Parlamenti Evropian e mbështeti propozimin në vitin 2019, vendet anëtare ende nuk kanë arritur marrëveshje nëse duhet të mbetet përfundimisht ora verore apo ajo dimërore./TV21

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.