Mobicasa

Hysen Ymeri: Kthimi i Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend duhet të shërbejë për rishqyrtim juridik, jo për përfitime politike

/ 6 minuta lexim

Viti – Hysen Ymeri, profesionist i fushës juridike nga Vitia, ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale, pas raportimeve se presidentja e vendit e ka kthyer atë në Kuvend për rishqyrtim, me kërkesë të PDK-së, me qëllim të plotësimit të dispozitave që nuk bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Në reagimin e tij, Ymeri kundërshton interpretimet se ligji nuk ka efekt juridik në raport me Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ngre pyetje për reagimet e zyrtarëve ndërkombëtarë dhe të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme pas miratimit të ligjit, duke i konsideruar këto zhvillime si dëshmi se çështja kërkon trajtim serioz juridik dhe institucional.

Ymeri shpreh kritika ndaj atyre që, sipas tij, po e përdorin këtë situatë për të akuzuar PDK-në dhe hartuesit e ligjit për mungesë profesionalizmi. Ai veçon profesorin Përparim Gruda, të cilin e cilëson profesionist të jashtëzakonshëm, dhe e konsideron të padrejtë kritikën ndaj punës së tij.

Fidanishtja

Në reagimin e tij, Ymeri trajton edhe qëndrimet e zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Gjykatës Speciale, UNMIK-ut dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje për ndikimet politike dhe diplomatike rreth kësaj çështjeje. Disa nga pretendimet e tij për individë dhe institucione janë vlerësime personale të autorit të reagimit.

Ai vlerëson se kthimi i ligjit në Kuvend për rishqyrtim nuk përbën në vetvete shkelje, por thekson se procesi duhet të zhvillohet me synim të qartë juridik dhe në përputhje me Kushtetutën.

Në fund, Ymeri i bën thirrje PDK-së që ekspertët juridikë, përfshirë profesorin Përparim Gruda, ta shqyrtojnë ligjin dhe të propozojnë plotësimet e nevojshme për ta rikthyer atë në Kuvend. Sipas tij, votimi do të tregonte qartë qëndrimet e përfaqësuesve politikë, ndërsa askush nuk duhet ta shfrytëzojë këtë situatë për përfitime politike, brenda apo jashtë PDK-së./rajonipress/

Më poshtë, reagimi i plotë i Hysen Ymerit:

Sot, në opinionin publik, u dha lajmi se presidentja e vendit, me kërkesë të PDK-së, paska kthyer Ligjin për Gjykatën Speciale në Kuvend, për ta plotësuar aty ku nuk bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Dashamirët e dështimit të këtyre të fundit, në Facebook-un e tyre, po ngrenë pyetjet: “A po e shihni? Ne kemi thënë, ju kemi treguar se nuk bën ky ligj!” Njëri kishte shkuar edhe më larg, duke e quajtur dikur në Kuvend z. Kadri Veselin “kupolë e krimit”, me arsyetimin banal se ata nuk e votuan ligjin, sepse kishin ditur që nuk kishte efekt juridik në raport me Gjykatën Speciale në Hagë.

Pyetja për të gjithë është e thjeshtë: nëse ligji nuk paska efekt juridik, atëherë pse ambasadori gjerman, të nesërmen, iu turr Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës? Pse askush nuk i reagoi ambasadorit për këtë ndërhyrje në gjykatë, apo u gëzuan për këtë veprim të ulët e kriminal, sepse dëshironin ta arsyetonin mosvotimin?

Nëse nuk paska efekt juridik, pse u formua grupi punues dhe pse u turrën të futen në grup, kur e panë reagimin e publikut për shkak të mosvotimit? Pra, ishin të turpëruar, sepse ishin në një vijë edhe me udhëheqjen e BE-së, Marta Kos, një bashkëpunëtore e hershme e UDB-së famëkeqe, për të cilën foli kryeministri i Sllovenisë, një mik i vërtetë i shqiptarëve, Janez Jansha, i cili deklaroi publikisht se Marta Kos ka qenë dhe është bashkëpunëtore e UDB-së dhe se sot i prin BE-së.

Reagim kundër ligjit të miratuar në Kuvend pati edhe nga kryetarja e Gjykatës Speciale, pro-rusja Trendafilova, e cila kërcënoi hapur institucionet e Kosovës, në veçanti deputetët që e votuan. A thua, a do të kishte reaguar Trendafilova po të mos kishte efekt juridik ligji në raport me Hagën? Jo.

Edhe kreu i UNMIK-ut reagoi në Këshillin e Sigurimit, duke thënë se Kosova nuk e paska informuar për veprimin e saj në Kuvend. Ligji i aprovuar u kritikua edhe nga ambasadori serb Gjuriq, por më i zëshmi ishte ambasadori rus, me kërkesën që ky ligj të mos aprovohej. Është po ky ambasador që, muaj më parë, deklaroi se krerët e UÇK-së do të dënoheshin rëndë, dhe ashtu doli. Pra, kishte informacion se dënimet do të ishin drastike, sepse Rusia, së bashku me Serbinë, siç po shihet, po e kontrollojnë gjykatën, në krye të së cilës është bashkëkombësja e tij, Trendafilova, e cila ka miq edhe në Kosovë, çuditërisht.

Në Këshillin e Sigurimit nuk pati asnjë reagim nga ambasadorja e SHBA-së dhe as nga ajo e Britanisë së Madhe për ligjin, përveç kërkesës së UNMIK-ut që të pushojë aktivitetin.
Tendenca për ta paraqitur ligjin si pa efekt, duke akuzuar PDK-në e sidomos hartuesit e tij, në krye të të cilëve ka qenë një profesionist i jashtëzakonshëm, prof. Perparim Gruda, të cilin po e akuzojnë për gjoja joprofesionalizëm, është tendencioze, dashakeqe dhe antikombëtare.
Çdo veprim, qoftë edhe kthimi prapa në Kuvend për t’u rishqyrtuar, nuk është shkelje. Por, nëse ky veprim është ndërmarrë me një qëllim të caktuar, me prapavijë politike dhe me synimin që ligji të mos jetë funksional, atëherë i vetmi veprim që u mbetet qytetarëve dhe veteranëve të UÇK-së është që të shkohet edhe më tej në zhbërjen e gjykatës, duke mos lejuar që me fatin e Kosovës të luhet sipas dëshirës së Serbisë dhe Rusisë.

Në këto rrethana të krijuara, në PDK duhet të ulen prof. Perparim Gruda dhe “ekspertët”e tjere, nese ka qka te plotësohet ne ligjë dhe ta dërgojnë në Kuvend. Atëherë do të shihet qartë se kush është për dhe kush kundër.

Askush nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë këtë situatë juridike për përfitime politike, qoftë brenda PDK-së, qoftë jashtë saj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.