KPF-ja miraton raportin financiar buxhetor për periudhën korrik-shtator
Kamenicë – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt, ku janë shqyrtuar çështje që lidhen me punën e këtij komiteti dhe gjendjen financiare të komunës.
Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë, si dhe shqyrtimi i raportit financiar buxhetor të Komunës së Kamenicës për periudhën korrik–shtator, përkatësisht tremujorin e tretë (TM3).
Po ashtu, në rend dite ishte përfshirë edhe pika “Të ndryshme”.
Sipas njoftimit, të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm, duke kaluar kështu me unanimitet./rajonipress/

