United Hospital

Prokuroria në Gjilan ndalon një person të dyshuar për dhunim, ngre tri aktakuza ndaj katër personave

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për një ndalim me urdhër të prokurorit kujdestar dhe ngritjen e tri aktakuzave ndaj katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 19 tetor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria ka paraqitur edhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar.

Fundamenti

Ndërkohë, gjatë së njëjtës ditë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, aktakuzat përfshijnë:

Sulm ndaj personit zyrtar – një aktakuzë ndaj dy personave.

Vetëgjyqësi – një aktakuzë ndaj një personi.

Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet – një aktakuzë ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan vazhdon trajtimin e rasteve penale në kuadër të kompetencave të saj ligjore.

Duhet theksuar se personat e dyshuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.