UBT - Kosove

Tetori Rozë në Kamenicë, gjatë këtij viti janë realizuar 120 mamografi dhe janë zbuluar tri raste të kancerit të gjirit

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në kuadër të fushatës së Tetorit Rozë për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kamenicë, Besart Kryeziu, së bashku me stafin e tij, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), përkatësisht hapësirat ku ofrohet shërbimi i mamografisë.

Gjatë vizitës, drejtori Kryeziu dhe stafi janë njoftuar nga afër me funksionimin e mamografit, kontrollet që po realizohen dhe shërbimet që u ofrohen qytetarëve në kuadër të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Me këtë rast, Kryeziu u ka bërë thirrje grave që të mos i neglizhojnë kontrollet shëndetësore dhe të shfrytëzojnë mundësinë për kryerjen e mamografisë në QKMF-në e Kamenicës.

AR Katana

“Kontrollet e rregullta janë thelbësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe për mbrojtjen e shëndetit. Ftoj të gjitha gratë që të përfitojnë nga shërbimi i mamografisë, i cili është në dispozicion në QKMF në Kamenicë, nga ora 09:00 deri në 14:00 çdo ditë pune. Kujdesi për shëndetin duhet të jetë prioritet i secilës prej nesh, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndërkaq, infermierja BSc. Sherife Berisha ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 120 mamografi, ndërsa në tri raste është zbuluar kanceri i gjirit.

Sipas saj, ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e kontrolleve parandaluese është rritur dukshëm krahasuar me vitet e kaluara. Ajo ka bërë të ditur se mosha e personave që kanë kryer mamografi këtë vit varion nga 37 deri në 80 vjeç.

Komuna e Kamenicës u bën thirrje të gjitha grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrollet e nevojshme, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe të informimit për kancerin e gjirit.

“Kontrollohu, për veten, për jetën!” është mesazhi i kësaj fushate, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë kontrollet e rregullta shëndetësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.